Gazetarja italiane: Meloni po insiston me çdo kusht për marrëveshjen e emigrantëve
Operacioni për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve të kapur në brigjet italiane vijon të marrë goditje nga Gjykata e Romës e cila pezulloi qëndrimin e shtatë emigrantëve të tjerë në Shqipëri, duke dërguar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Për të folur mbi përplasjet e fundit mes qeverisë Meloni dhe gjykatës ishte e ftuar në Euronews Albania gazetarja italiane Annalisa Camilli e cila u shpreh se kryeministrja italiane po synon me çdo kusht ta çojë përpara marrëveshjne me Shqipërinë.
“Besoj se kryeministrja Meloni e ka thënë shumë qartë që do ta çojë përpara me çdo kusht marrëveshjen me qeverinë shqiptare pasi edhe pas vendimit të parë të Gjykatës së Romës ajo nuk e ndërpreu operacionin për të dërguar në Shqipëri grupin e dytë të emigrantëve”.
“Normalisht që edhe për grupin e dytë pritej i njëjti vendim nga Gjykata e Romës e cila e çoi çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, mbi legjimitetin e Shqipërisë për mbajtjen e emigrantëve”.
“Sipas gjyqtarëve italianë kjo marrëveshje bie ndesh me të drejtat e njeriut, megjithatë Meloni dëshiron ta vazhdojë përpara dhe ka prezantuar një dekret të ri përmes të cilit synon të ndryshojë gjyqtarët të cilët do marrin një vendim mbi mbajtjen e emigrantëve në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri” tha gazetarja italiane.
Annalisa Camilli theksoi se edhe Europa është e përçarë për këtë çështje dhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë duket si një lloj eksperimenti ku praktikat bien ndesh me Kartën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kemi një ndarje të unionit mbi mbështetjen e këtij protokolli.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.