Eco ‘takohet‘ me Kunderën, prezantohen në panairin e 27 veprat e fundit të autorëve

16 Nëntor 2024 | 16:04

Umberto Eco dhe Milan Kundera ‘takohen’ në Tiranë në panairin e librit. Dy librat e fundit të dy autorëve të njohur para se të ndaheshin nga jeta tashmë kanë ardhur në gjuhën shqipe për të sjellë dy qasje mendimi e letërsie krejt të ndryshëm.

“Mos kujtoni se do shpëtoni nga librat. Eco ka një titull provokativ, ai është Eko në gjithë eseistikën e tij, kur flet për problemet e kulturës, leximit, të raporteve të njerëzve, qoftë të brezit të ri apo jo. Ndaj kulturës ka një qëndrim edhe inkurajues edhe kritik”, tha Petrit Ymeri.

Ndërsa Eco sjell historinë e librit, Kundera, që jetoi mes Parisit e Pragës, vjen përmes me librin “Festa e kotësisë” përmes stilit të pangatërrueshmëm.

“Festa e kotësisë” është një libër shumë interesant nga mënyra origjinale e shkrimit. Nuk është shkrimtar klasik, ka një mënyre shumë moderne dhe karakteristike, menjëherë ironi dhe sarkazëm, ka një mënyre shumë interesante”, u shpreh Ymeri.

Eco dhe Kundera përfaqësojnë dy botë të ndryshme letrare të shënjuara nga jetët e tyre.

Eco sjell shijen e filozofit Italian, ndërsa Kundera përshkroi jetën e Europës lindore nga kryeqyteti i Francës së revolucioneve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026