Çel siparin Panairi i 27-të i Librit, 90 shtëpi botuese hapin stendat

13 Nëntor 2024 | 17:12

Me moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh” hapi siparin në Pallatin e Kongreseve” Panairi i 27-të i Librit, një nga ngjarjet më të mëdha për kulturën dhe letërsinë shqiptare.

90 shtëpi botuese kanë hapur stendat për këtë edicion dhe do të presin lexuesit deri më datën 17 nëntor.

Gjatë këtyre ditëve publiku mund të vizitojë stendat e shtëpive botuese, të takohet me shkrimtarët e përkthyesit, të blejë botime me çmim të reduktuar por edhe të marrë pjesë në aktivitetet promovuese

Në ceremoninë e hapjes të këtij eventi e pranishme ishte dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu

Ndërkohë Persida Asllani tregoi per Euroneës Albania se sa ndikon panairi i librit në promovimin e librave.

Sakaq mes qindra titujsh që do ekspozohen në këtë panair, shkrimtari Edmond Tupja, sjell për lexuesin veprën “Çadrat”

Siç është bërë dhe traditë tashmë, një juri nga profesionistë si Anisa Ymeri, Ben Andoni, Ilir Baçi, Ledia Dushi dhe Lili Sula do të ndajnë dhe çmimet e Panairit për veprat më të mira të vitit 2024. Çmimet do të jepen për përkthyesin më të mirë, autorin më të mirë, librin më të mirë për fëmijët si dhe librin më të mirë studimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026