“Priten shumë njerëz” – Floriana Garo zbulon detajet e takimit të PD në Londër

17 Nëntor 2024 | 13:05

Partia Demokratike do të nisë turin në diasporën në një takim me mbështetësit e vet në Londër.

Floriana Garo, zëdhënëse e PD tha në një intervistë për Euronews Albania se nga kontaktet që kanë pasur me komunitetin e madh shqiptar që jeton në Angli presin një pjesëmarrje të madhe në takimin që pritet të nisë në orën 13:00.

“Ishte kërkesë e degës së Londrës për ta nisur aty takimin me diasporën, duke qenë se aty jeton një komunitet i madh shqiptar. Ka pasur një interes dhe konfirmim për pjesëmarrje shumë të madhe, besoj se do ketë shumë pjesëmarrje, energji. takimi nis në orën 13:00 dhe do jemi live në platformat on line dhe TV. Nuk kanë ikur të majtë nga Shqipëria, kryesisht kanë ikur të djathtë, kanë ikur 1 mln shqiptarë, një pjesë e mirë në Angli. Ata janë të djathtë dhe janë gati për të dhënë kontributin e tyre që ta ndryshojmë këtë sistem”, tha Garo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025