Lotët e nënës së Roshit, futbollisti tregon mesazhin më emocionues!
Odise Roshi, Klaus Gjasula, Bekim Balaj dhe Ermir Lenjani, njoftuan tërheqjen nga kombëtarja dhe përpara ndeshjes me Çekinë, FSHF, zhvilloi një ceremoni të veçantë për ta.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, Roshi dhe Gjasula treguan emocionet e vendimit për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.
Roshi rrëfeu edhe emocionet personale dhe ato të prindërve, të cilët ishin në stadium për paraqitjen e fundit të tij.
“Kishte pak lot. Lot i brendshëm nga unë. Familjarët ishin këtu, më thanë si nëna dhe babai: ‘Jemi shumë krenarë për atë që ke arritur, mos e vrit mendjen’. Tani shpresojmë që njëri nga çunat të bëhet futbollist”, tha Roshi.
Roshi zbuloi dhe mesazhin e veçantë nga nëna.
“Nëna më shkrujati mesazh me lot në sy dhe më tha: ‘Jam shumë e lumtur për atë që ke arritur. Na ke bërë krenar’. Ky ishte më i veçanti privatisht. Por unë dua ti falenderoj të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen. Ndihem shumë krenar për atë që kam bërë për kombin tim”, tha Roshi për “Max Sport”.
Edhe Gjasula tha se është një moment emocionues, pasi e di që më vonë do të mungojë çdo gjë, nga shokët e ekipit, te ndeshjet dhe dashuria e publikut.
“Ky është futbolli. Para ndeshjes e dimë që do të ndodhet kështu, por kur je në fushë e kupton që është hera e fundit dhe të dhemb. Nga Kombëtarja do më mungojnë të gjitha, stërvitja me çunat, ndeshjet, tifozët, gjithçka. Dua ti falenderoj tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe do ti kem gjithmonë në zemër” tha Gjasula.
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni