Përfundon pa gola Shqipëri-Çeki, fati i grupit vendoset ndeshjen e fundit
Përfundon pa gola Shqipëri Çeki, ndërkohë fati i grupit pritet të vendoset në ndeshjen e fundit. Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Shqipëria ndeshet me Ukrainën dhe Gjeorgjia me Çekinë
Deri më tani pikët e skuadrave janë si më poshtë:
- Çekia 8 pikë
- Gjeorgjia 7 pikë
- Shqipëria 7 pikë
- Ukraina 5 pikë
Pjesa e dytë: Gjatë pjesës së dytë janë bërë dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerby, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek. Gjithashtu në minutën e ’84 largohen Sulc dhe Provod, për t’i lënë vendin Kuchta dhe Lingr.
Zëvendësime janë bërë edhe te kuqezinjtë ku Muçi ka marr vendin e Bajramit. Në minutin e 85 u larguan Laçi dhe Tuci te Shqipëria. Futen Uzuni dhe Abrashi.
Pjesa e parë: Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki e cila nisi këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin Air Albania.
Incidente janë vënë re në nisje të ndeshjes, ndonëse thirrje të shumta u janë bërë tifozëve që të mos shkaktojnë trazira, duket se ata nuk kanë arritur të fshehin ngarkesat emocionale. Në momentin kur është kënduar himni çek tifozët kuqezi kanë vërshëllyer.
Kujtojmë se ky reagim vjen pasi në Pragë, mbrëmjen e 11 tetorit 2024 vendasit përdhosën simbolet shqiptare dhe lartësuan ato serbe.
Ceremonia për 4 lojtarët: Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Çeki në stadiumin Air Albania është mbajtur edhe një ceremoni nderuese për katër lojtarë të cilët kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.
Bëhet fjalë për Bekim Balajn, Odise Roshin, Ermir Lenjanin dhe Klaus Gjasulën, të cilët morën çmim mirënjohje nga kreu i federatës Armand Duka.
Formacionet zyrtare në Shqipëri-Çeki:
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.
Çekia: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë