Doktrina “Trump”, Osmani: Kush është “skifteri” që do sjellë ndryshimin në politikë

16 Nëntor 2024 | 19:04

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ishte këtë të shtunë në “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ku tha se tashmë Amerika është në fazën e implementimit të doktrinës Trump.

Ai tha se Marco Rubio i cili do të jetë edhe sekretari i shtetit në Amerikë në administratën Trump, do të jetë garanci si për implementimin e doktrinës së presidentit të zgjedhur, po ashtu edhe për mos lejimin e kalimit të saj përtej kufijve të lejuar.

“Vijmë sot te ajo që quhet doktrinë e re e shkollës dhe e politikës së jashtme amerikane, doktrina Trump. Ç’është doktrina Trump?

Zoti Rubio i cili është nga skifterët e të djathtëve në Amerikë është një garanci për implementimin e doktrinës Trump, por në të njëjtën kohë është një garanci që të mos e lejojë doktrinën Trump të shkojë përtej kufijve të lejuar.

Sepse natyra e Donald Trump, sipas të gjithë epiteteve që i kanë vënë studiuesit, është se ai është i paparashikueshëm, jo racional dhe jo koherentë shpesh herë”,-tha Kreshnik Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026