Kush janë 7 shqiptarët dhe 3 të huajt e arrestuar për laboratorët e kokainës
Mbrëmjen e të premtes u zhvillua një megaoperacion në disa qytete, ku u zbuluan tre laboratorë të sofistikuar droge, që përdoreshin për përpunimin e kokainës.
Nga ky operacion janë arrestuar 7 shqiptarë dhe 3 të huaj. Euronews Albania ka arritur të sigurojë emrat e të arrestuarve:
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Sipas SPAK hetimet në lidhje me operacionin kanë nisur në vitin 2023 dhe përgjatë një viti u zbulua mekanizimi si funksionte sjellja e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 48 ton material të papërpunuar dhe 850 lëkurë gjedhi në të cilët dyshohet se fshihej kokaina, e cila rikthehej në formë e drogës për shitje përmes një procesi kimik që kryej nga kimistët e ardhur nga Amerika Latina.
Kokaina vinte në Shqipëri e papërpunuar nga vendet prodhuese të Amerikës së Jugut, dhe pasi përpunohej në laburatorët e gjetur, transportohej për t’u tregtuar drejt vendeve të BE-së.
Detajet e Hetimit
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi se ky rrjet kriminal vepronte duke importuar drogën nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas duke e përpunuar në laboratorët e ngritur në Shqipëri, për ta shpërndarë në tregun evropian. Hetimi i deritanishëm ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve të huaj nga Amerika Latine, duke përfshirë dy venezuelianë dhe një kolumbian.
Provat e sekuestruara përfshijnë:
- 48 ton material të papërpunuar (rreth 850 lëkurë gjedhi) nga Amerika Latine, ku dyshohet se fshihet kokainë.
- 6.1 kg kokainë të përpunuar.
- Shuma të konsiderueshme parash, përfshirë 36,270 euro, 357,046 lekë, dhe 57 milionë peso kolumbiane.
- Pajisje laboratorike, përzierës kimikë dhe mjete për fshehjen dhe transportin e drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut