Laboratorët e kokainës te Kodra e Diellit e Nikël, kush janë disa nga të arrestuarit
Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i madh antidrogë që u zhvillua të premten mbrëma në Tiranë dhe disa qytete të tjera, ku u zbuluan dy laboratorë të përpunimit të drogës.
Aksioni u drejtua nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe përfshiu kontrolle në disa objekte, përfshirë disa banesa te Kodra e Diellit dhe në Qerekë të Niklës.
Euronews Albania mëson se Aldi Zonja është një nga të arrestuarit, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe tre të huaj, përfshirë një person me origjinë nga Venezuela.
Operacioni u shtri në disa qytete si Durrës, Elbasan, dhe Kavajë për të kapur të gjithë individët e përfshirë në këtë rrjet kriminal të trafikut të kokainës. Deri tani, SPAK ka lëshuar më shumë se 10 urdhër-arreste, nga të cilat pesë janë ekzekutuar, ndërsa policia po vazhdon kërkimet për të tjerët.
Nuk janë dhënë ende detaje të plota mbi sasinë e kokainës së kapur dhe identitetet e personave të tjerë të arrestuar, pasi operacioni është ende në vazhdim. Dyshohet se individët e arrestuar kanë pasur lidhje me grupe kriminale ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit