Detaje nga zbulimi i laboratorëve të kokainës, operacioni në disa qytete
Një operacion i madh antidrogë u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë dhe zona të tjera përreth kryeqytetit, ku u zbuluan dy laboratorë droge. Aksioni përfshiu kontrolle të gjera, duke përfshirë rezidencën e VIP-ave te Kodra e Diellit dhe një banesë private në Qerekë të Niklës, ku u zbuluan laboratorët e drogës.
Operacioni u zhvillua nën drejtimin e SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle. Euronews mësuan se ka qenë një hetim disa mujor që çoi në zbulimin e laboratorëve të drogës.
Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, në Durrës, Elbasan, Kavajë, në zonën e Niklës me qëllim arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka lëshuar mbi 10 urdhër-arreste, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë punë për arrestimin e personave të tjerë.
Ende nuk është dhënë asnjë infomacion zyrtar mbi sasinë e kokainës të sekuestruar dhe identitetin e personave të arrestuar, pasi operacioni është ende në vijim e sipër.
Gjithashtu dyshohet se personat e arrestuar kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit