Brenda vilës te Kodra e Diellit, shërbente si laborator droge: Detaje nga operacioni
Një operacion i madh antidrogë u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë dhe zona të tjera përreth kryeqytetit, ku u zbuluan dy laboratorë droge. Aksioni përfshiu kontrolle të gjera, duke përfshirë rezidencën e VIP-ave te Kodra e Diellit dhe një banesë private në Qerekë të Niklës, ku u zbuluan laboratorët e drogës.
Gazetarja e Euronews Albania raportoi dhe publikoi disa pamje nga vila në zonën rezidenciale të Kodrës së Diellit, e cila shërbente si laborator droge për grupet kriminale. Ajo theksoi se ende nuk është bërë e ditur sasia e lëndës narkotike të sekuestruar dhe nëse dy laboratorët janë të lidhur me njëri-tjetrin apo funksiononin veçmas. “Ne kemi siguruar dhe një video të banesës që shërbente si laborator droge. Është në një zonë rezidenciale, ku siguria është shumë e lartë. Çdo person që futet në këtë zonë është banor i këtyre rezidencave. Ende nuk janë bërë publike emrat e personave të arrestuar. Pritet që të ketë një komunikatë nga SPAK dhe nga policia, për të kuptuar më shumë nëse këta dy laboratorë janë të lidhur me njëri-tjetrin, apo nëse funksionojnë veçmas,” tha gazetarja.
Operacioni u zhvillua nën drejtimin e SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, të cilat kanë marrë pjesë në këtë aksion. Kontrollet janë kryer nga Operacionalja në Policinë e Shtetit, dhe po ekzekutohen disa urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se janë të lidhur me grupe të huaja kriminale. Hetimet dhe vëzhgimet për këtë operacion kanë zgjatur disa muaj, përpara se të ndërmerrej ndërhyrja e mbrëmshme.
Operacioni pritet të vazhdojë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit