Çipi: Me futjen e Seferit dukej sikur Silvinjo donte barazimin

18 Nëntor 2024 | 10:16

Kreshnik Çipi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”, ka komentuar ndeshjen që Kombëtarja shqiptare zhvilloi kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”. Çipi ka shprehur kritika ndaj zgjedhjeve taktike të trajnerit Silvinjo, veçanërisht për vendimin për të futur në fushë Taulant Seferin pas dëmtimit të Jasir Asanit.

Sipas Çipit, Seferi është një lojtar që kryen më shumë detyra mbrojtëse në krah, duke mos e ndihmuar ekipin për të shtuar ritmin në fazën sulmuese. Ai theksoi se me futjen e Seferit, Silvinjo dukej sikur po kërkonte më shumë një rezultat të barabartë sesa një fitore.

“Me hyrjen e Taulant Seferit, duket sikur trajneri ynë kërkonte më tepër barazimin. E vërteta është që Taulant Seferi shpesh kthehet me shpinë nga kundërshtari dhe me fytyrë nga porta jonë. Po ta vësh re, numrin më të madh të topave që merr, ai shkon drejt portës sonë në një kohë që duhet të shkojë drejt portës së kundërshtarit. Ndoshta duhej të futej Hoxha në vend të Seferit,” tha Çipi, duke sugjeruar një alternativë më sulmuese për ndeshjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026