Raporti i CRCA, Hazizaj: 1 në 10 fëmijë janë dhunuar ose ngacmuar seksualisht

18 Nëntor 2024 | 16:50

1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka përjetuar një formë të dhunës dhe ngacmimit seksual shumë prej tyre nuk e raportojë si pasojë e frikës dhe paragjykimit. Raportimi vjen nga CRCA, në Ditën Botërore për Parandalimin e Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve.

“Europa po përballet me një krizë abuzimi seksual të fëmijëve. Të dhënat në dispozicion tregojnë se rreth 1 në 5 fëmijë në Evropë kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale. Në Shqipëri, 1 në 10 fëmijë ka përjetuar një formë të dhunës dhe ngacmimit seksual, të paktën një herë në jetën e tij, saj. Kjo do të thotë se të paktën 60,000 fëmijë dhe adoleshentë në vend janë viktima të dhunës seksuale online dhe offline”,-tha Altin Hazizaj nga CRCA

Raportet tregojnë se fëmijët preken nga ky fenomen, duke u përballur me abuzime në mjedise të ndryshme që nga familja, shkolla, komuniteti ku jetojnë, mediat sociale dhe platformat e lojërave e deri te mjediset institucionale. Në internet, shkalla, ashpërsia e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve kanë dalin jashtë kontrollit.

Më shumë se gjysma e të rinjve raportojnë se kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale online në fëmijërinë e tyre. Më shumë se 100 milionë imazhe ose video të fëmijëve që dhunoheshin seksualisht u gjetën në internet vitin e kaluar, dhe kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. 98% e këtyre imazheve tregojnë fëmijë nën 13 vjeç”,-u shpreh Hazizaj.

Një koalicion prej 77 organizatash që punojnë në të drejtën e fëmijëve, i kanë bërë thirrje urgjente Parlamenteve në të gjitha vendet europiane dhe në BE që të miratojnë ligje kritike për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, online dhe offline. Sa i takon Shqipërisë, Kuvendi disponon që prej muajit Shkurt propozimin e CRCA për ndryshime në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026