Laboratorë droge te Kodra e Diellit, Hajdarmataj: Të përfshirë mbi 10 persona

18 Nëntor 2024 | 17:24

Dy ditë më parë, megaoperacioni i SPAK ka arritur të zbulojë aktivitetin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar të cilët trafikonin lëndën narkotike kokainë në Shqipëri dhe Europë.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtor i policisë foli në një intervistë në Euronews Albania duke u shprehur se edhe pse atributet e këtij megaoperacioni sigurisht që i ka SPAK, nuk duhet harruar që është nisur nga ndërkombëtarët, duke e cilësuar si një bashkëpunim të mirë mes SPAK dhe ndërkombëtarëve.

“Edhe përgjimet deri në këto momente janë bërë nga ndërkombëtarët, nëse nuk gabohem ka pasur dhe prezencë të tyre gjatë opeacionit sepse dhe SPAK nuk ka insitutcion tjetër me kë të bashkëpunojnë”, tha ai.

Ndër të tjera Hajdarmataj nënkuptoi se mund të ketë më shumë se 10 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Nuk është finalizuar përfundimisht operacioni, do të thotë se deri më tani kemi 10 vetë të ndaluar, por nëse flitet për gjithë këto sasira droge, ky rrjet nuk mendoj që është i mbyllur në 10 persona. Nuk e di çfarë tendence krijohet për të anashkaluar pjesën e “Kodrës së Diellit” por aty është një laborator më vete. Ajo zonë është zonë e vipave dhe thjesht ka një tendencë të minimizohet se është një laborator i mirëfilltë”, tha Hajdarmataj.

Arben Hajdarmataj shtoi se SPAK duhet të marri aributet e veta dhe jo të huazuara.

“Kemi disa laboratore që janë goditur në Shqipëri të iniciuara nga shërbimet partnere të shteteve të BE”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026