PD kërkon 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin, Spiropali: Mos e përdorni për politikë

19 Nëntor 2024 | 12:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, kërkoi gjatë punimeve të seancës plenare mbajtjen e një minute heshtje në nder të 14-vjeçarit të vrarë në shkollën “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij. Dogjani, së bashku me deputetët e tjerë të PD-së, u ngritën në këmbë dhe kërkuan që, në respekt të viktimës, familjarëve të tij, nxënësve dhe mësuesve, të mbahej një minutë heshtje.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se në sallë nuk ishin të pranishëm të gjithë deputetët dhe sugjeroi që mbajtja e heshtjes të bëhej në një moment tjetër. Spiropali bëri apel ndaj deputetëve demokratë që të mos e përdornin këtë tragjedi për përfitime politike.

Duke folur në Kuvend, Dogjani tha: “I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve, familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë”.

Përgjigjja e Spiropalit ishte: “Kjo është një ngjarje tragjike. Duhet të bisedojmë dhe të vendoset në një kohë të përshtatshme. Këtu nuk janë të gjithë deputetët dhe do të ishte mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Të mos e përdorim për politikë të ditës. Duhet të gjejmë një kohë kur të jenë të gjithë deputetët. I bëjmë thirrje deputetëve të jenë në sallë”.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026