Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Nuk habitem nga vendimi i gjykatës, afërmendsh…

19 Nëntor 2024 | 17:30

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte këtë të martë në GJKKO. Pas daljes nga Gjykata ku u lanë në fuqi masat e arrestit me burg për i ish-presidentin Ilir Meta dhe ajo e detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, ajo ka folur për mediat ku u shpreh se: “afërmendsh Gjykata do të vendos çfarë kërkon prokurori”.

“Ne e dimë shumë mirë që gjyqtarët janë nën presionin e SPAK-ut, sepse nëse një gjyqtar do të japë një vendim kundër kërkesave të prokurorisë, ju e dini shumë mirë që u fillon hetimi pasuror. ju e keni parë shumë mirë që shumë gjyqtarë që kanë dalë kundër dëshirave të qeverisë ose janë larguar nga sistemi ose janë marrë të pandehur.

E pyetur nëse do e ndihmojë partinë e lirisë në këto zgjedhje, Kryemadhi tha

“Unë nuk merrem më me politik, por do merrem vetëm me sensibilizimin e opinionit publik sa i takon lufës së tretë botërore që është “Fake News” . Ky nuk është vetëm në media por është në sistemin e drejtësisë. Nuk kam ndonjë dëshirë për të kandiduar, por do bëj të pamundurën që mos të kandidojnë njerëzit e gabuar”,-tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026