Gjimnazistët në shkollë, klasat e 10-ta dhe 11-ta nisin mësimin e kombinuar
Pas më shumë se dy muajsh mësim vetëm online janë rikthyer në shkollë vitet e para dhe të dyta të gjimnazeve në zonat e cilësuara më herët me risk të lartë të përhapjes së virusit.
Të pyetur nga Euronews Albania nxënësit thonë se e mirëpritën rikthimin në bankat e shkollës, pasi një pjesë e tyre nuk e kanë ndjekur mësimin online.
‘Ka pasur vështirësitë e veta, por që ata që e kanë ndjekur kemi marrë edhe njohuri të reja. Po ka pasur dhe nxënës nuk e kanë ndjekur”, u shpreh një nxënëse.
“Nuk ishte dhe aq i mirë, se e kemi marrë me përtesë shumë, e mira do ishte të riktheheshim në shkollë”, pohoi një nxënës.
Megjithatë jo të gjithë nxënësit e mirëpritën vendimin e Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit edhe në shkollë.
“Skandaloz, ishim mësuar online (qesh)”, tha një tjetër.
Për nxënësit e klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta mësimi do zhvillohet i alternuar, disa ditë online e të tjera në shkollë.
Ndërkaq, maturantët po zhvillojnë mësim vetëm në ambinetet e shkollës.
Lexoni gjithashtu:
Nga nesër, karantinë 2-javore për udhëtarët nga RMV-ja dhe Greqia, gjimnazistët rikthehen në klasa
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut