“Gramozi s’na ka borxh”- Dëshmojnë në GJKKO vëllezërit e Jan Prengës: Kush e zhduku

20 Nëntor 2024 | 10:38

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u mbajt këtë të mërkurë seanca e radhës për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmuan dy vëllezërit e viktimës.

Dëshmitarët u thirrën nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për të dhënë deklaratat e tyre.

Ndrek Prenga deklaroi se nuk ka njohje me Dritan Rexhepin, personi i cili dyshohet se urdhëroi rrëmbimin dhe zhdukjen e vëllait të tij.

  • “Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Kam marrë një mesazh në telefon nga një person që u prezantua si Gramoz. Ai më tha: ‘Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos t’i prekni.’ Nuk njoh asnjë nga këta që përmenden në këtë ngjarje. Nëse më tregoni një foto të personit me të cilin kam folur përmes kamerës, ndoshta mund ta njoh. Nuk jam 100% i sigurt, por mendoj se do ta njoh.”

Ndrek Prenga:

  • “Nuk kam pyetur asnjë nga personat me të cilët kam folur, nëse njiheshim më parë. M’u prezantua si Gramoz. Gentjan Funiqi më telefonoi direkt pas rrëmbimit të vëllait tim. Pasi më morën në telefon, kontaktova me Gentjan Doçin dhe Gramozin për të kërkuar lirimin e vëllait. Gramozi më tha: ‘Nuk ke punë me mua, por me shkodranët, me Doçin.’ Biseda ime ishte për kthimin e gjërave dhe lirimin e pengut, por më pas u mësua se pengu kishte vdekur.”

Në lidhje me lidhjet mes të përfshirëve, Prenga shtoi:

  • “Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai njihte Gramozin. Mund ta kem pyetur, por nuk e mbaj mend saktësisht. Gentjan Doçi më tha: ‘Më keni marrë gjërat.’ Unë i thashë se isha në burg. Të nesërmen, më njoftoi se kishin marrë vëllain tim peng. Kur dolën pamjet filmike origjinale, ndjeva se më konfirmoi një person i tretë.”

Prokurori Dibra:

  • “Pse mendon se Doçi ta rrëmbeu vëllain?”

Ndrek Prenga:

  • “Sepse ishte ai që më mori në telefon. Gramozi nuk më tha asgjë konkrete. Kur më mori Gramozi, unë i thashë se isha në burg, dhe folëm me kamer. Nuk më intereson kush është Gramozi apo kush janë Doçi-t. Nuk dua ta mbroj Gramozin, por ai nuk më ka borxh.”

Pyetje nga avokatët:

Avokatja kërkoi t’i tregohen dëshmitarit disa foto të Dritan Rexhepit dhe e pyeti nëse e njihte.

Prokurori Behar Dibra ndërhyri:

  • “Paraqitja nuk bëhet me foto, por fizikisht. Kjo procedurë duhet të bëhet me një grup personash dhe jo në sallën e gjyqit.”

Avokatja Joana Qeleshi u përgjigj:

  • “Kur dëshmitari thotë se ka folur me një person, t’ia tregojmë foton për ta identifikuar. Kam bërë printimin e fotove për efekt shpejtësie.”

Prokurori Dibra:

  • “Nuk është mohuar nga dëshmitari që ka folur me këtë person.”

Pas këtij debati, trupa gjyqësore u tërhoq për të vendosur lidhur me kërkesën e avokates.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026