Haiti, vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, mbi 20 të vrarë
Më shumë se 20 anëtarë të dyshuar të një bande u vranë në Haiti pasi vendasit iu bashkuan policisë në përballjen e një tentative sulmi në një periferi të pasur të Port-au-Prince, tha sot policia lokale.
Vendasit u barrikaduan në rrugët e periferisë të martën, ndërsa përdorën hanxhar dhe çekiç për të mbrojtur lagjen nga një tjetër sulm i bandës, raporton Reuters.
Një korrespondent i Reuters raportoi se kishte parë të paktën 25 trupa në disa lagje, ku banorët dogjën trupat e kriminelëve të dyshuar dhe zyrtari i policisë Lionel Lazare i tha agjencisë se rreth 30 njerëz ishin vrarë.
“Popullsia qëndroi me Policinë Kombëtare të Haitit në këto momente. Ata do të vazhdojnë të punojnë krah për krah”, tha ai.
Lazare më herët i tha radios lokale se policia përgjoi burra të armatosur që udhëtonin me furgona dhe sekuestruan armë, duke përfshirë një kallashnikov.
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)