Data e zgjedhjeve, Begaj: Proces konsultash dhe llogaridhënie për aktorët politikë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kërkon që përcatimi i datës së zgjedhjeve paralementare të vitit 2025, të jetë proces intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, si nga qeveria dhe opozita.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se vullneti i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.
Ndër të tjera Begaj shkruan:
“Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron. Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre. Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë. Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.
“Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme. Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë. Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre”, e mbyll statusin e tij presidenti Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Policia vijon hetimet (VIDEO)
Evropa mirëpret marrëveshjen Iran-SHBA: Gati të kontribuojmë për paqe të qëndrueshme
Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë
- 13:57 Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në fuqi vendimin për Ilir Metën
- 13:52 Kryeprokurori Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve: Rritet numri i procedimeve penale, 76% i përkasin krimeve
- 13:48 Edhe pas marrëveshjes SHBA-Iran, Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikshme nga minat. Ja sa mund të zgjasë pastrimi
- 13:45 U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në qeli Eralbi Breçanin
- 13:31 “Nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron”, Rama: Replikë në distancë me një protestues atipik
- 13:24 Zelensky propozon takim me Putinin në samitin e G7: Moska e refuzoi sërish ftesën