Roli i medias në zgjedhje, ambasadori i OSBE: Vota e diasporës rrit peshën për to
Sipas një ankete të bërë nga OSBE, Shqipëria rezulton si vendi që në Ballkanin Perëndimor lajmet politike kanë impaktin më të lartë. Po ashtu rezulton se në Shqipëri televizonet mbeten mediat me impaktin më të lartë gjatë fushatave zgjedhore, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran theksoi se vota e diasporës nuk do të jetë vetëm një sfidë për partitë politike, por edhe mediat, për shkak të shkallës së gjerë të informacionit që do duhet të përçohet.
“Një zhvillim i dukshëm, përpara zgjedhjeve të ardhshme, është futja në përdorim i votimit nga jashtë, që u mundëson të drejtën e votës për herë të parë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ky elektorat i zgjeruar paraqet sfida të reja, veçanërisht në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të plotë zgjedhor për votuesit nga jashtë. Mbulimi i drejtë, i pavarur dhe i plotë për këtë publik të zgjeruar nga media mbetet thelbësor”,-tha Mishel Tarran, ambasador i OSBE në Shqipëri.
Ndërkaq, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vuri theksin të roli vëzhgues që ka media në proceset zgjedhore.
“Media ka një rol të dyfishtë, nga njëra anë është në rolin e saj klasik atë të informimit të mbikëqyrjes së zhvillimit të procesit, por nga ana tjetër ka si rol të saj po kaq edhe kryesor edhe informimin dhe edukimin e votuesve dhe nxitjen e tyre për të qenë pjesëmarrës në procesin zgjedhor apo në përgjithësi në proceset politike”.
Deklaratat u bën gjatë një tryezë të organizuar nga OSBE dhe KQZ për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në pranverën e 2025, dhe roli i mediave në to.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata