Zbulimi i armëve dhe municioneve në Zveçan, kush është personi i shpallur në kërkim

20 Nëntor 2024 | 16:17

Armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake janë gjetur të martën në një shtëpi në Zveçan të Kosovës, ndërsa ende nuk ka as një person të arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se banesa ku u gjet armatimi është në pronësi të një personi të dyshuar që lidhet me rastin e Bajnskës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personi i dyshuar që ndërlidhet me rastin është Branisllav Sllavkoviq nga Zveçani.

Sipas këtyre burimeve, ai ka qenë punëtor i spitalit në veri të Mitrovicës dhe ka rreth tre muaj që së bashku me familjen e tij jetojnë në qytetin e Kralevës në Serbi.

Ndryshe, në bazë të njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të të martës janë gjetur tre fuçi plastike të groposura, në të cilat ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026