“Autori të dënohet në maksimum”, nëna në lot për vrasjen e 14-vjeçarit
Në Tiranë u zhvillua një protestë në përkujtim të 14-vjeçarit Martin.C i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës. Prindër dhe qytetarë të shumtë shprehën indinjatën e tyre në lidhje me ngjarjen ndërsa një nënë u shpreh për mikrofonin e Euronews Albania se autori i ngjarjes duhet të marrë dënimin e merituar.
“Jam bashkuar me dhimbje të thellë kësaj proteste. U vra një fëmijë në mënyrë të padrejtë, prandaj shteti dhe gjithë instancat duhet të vënë dorë. Përse gjithë këto krime dhe asnjë autor i kapur? Shteti duhet të mbajë përgjegjësi, kërkoj drejtësi. Unë jam gjyshe dhe nuk mund ta duroj dot një gjë të tillë, e përjetoj shumë keq dhe dua që të ketë një dënim kapital për autorin që kreu krimin, pavarësisht se çfarë moshe është”, e mbyll prononcimin e saj nëna nga Tirana.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet