“Djali ka 3 ditë që nuk fle”- Prindër te “Fan Noli” përkujtojnë 14-vjeçarin e vrarë

21 Nëntor 2024 | 11:07

Me dhjetëra prindër, fëmijët e të cilëve mësojnë pranë shkollës Fan Noli ku 3 ditë më parë një 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar janë mbledhur paraditen e së enjtes për të përkujtuar të miturin dhe kërkuar siguri për fëmijët e tyre.

Me lot në sy dhe shumë të prekur nga tragjedia që i mori jetën një fëmije para shkollës ku kishte shkuar të mësonte, ata u shprehën se fëmijët e tyre dhe ata vetë janë shumë të tronditura nga ngjarja.

“E kemi përjetuar shumë keq, të vritet një fëmijë para shkollës është një dramë për fëmijën dhe për prindin, trishtim. Fëmijët shkatërrohen emocionalisht. U bën 3 ditë e 3 net që djali im nuk fle, se vinte dhe kthehej çdo ditë nga shkolla në autobus me Martinin. Nuk kemi më ndjeshmëri si popull, në 5 të mëngjesit u çova, i përqafova fëmijët dhe isha shumë e trishtuar që ai nuk e përqafonte dot Martinin”, tha me lot në sy një nënë.

Pamje nga marshimi në Tiranë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026