Shi dhe erë e fortë, disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike

22 Nëntor 2024 | 09:34

Moti i keq me reshje dhe erëra të forta që ka përfshirë vendin dy ditët e fundit ka sjellë problematika të furnizimi me energji elektrike në disa zona në veri.

Prefektura e Shkodrës ka dhënë informacion lidhur me situatën e motit në Qarkun Shkodër, ku siç raportohet në të gjithe territorin gjate natës ka pasur ere te forte dhe reshje shiu.

“Ne bashkine Shkoder ka reshje me intensitet te mesem dhe ere te forte. Nuk raportohen probleme.

Ne bashkine Malesi e Madhe vijojne reshjet e shiut me intesitet te larte te shoqëruar me ere te forte, aktualisht tani nuk raportohen probleme.

Nga strukturat MC te Bashkise Vau Dejes informohemi se ka mungese te energjise elektrike ne te gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotesisht energjia elektrike.

Ne Bashkine Puke vijon te kete reshje shiu dhe ere e forte.

Deri ne keto momente nuk raportohen probleme.

Ne territorin e bashkise Fushe Arrez raportohen shkarje guresh dhe dherash ne rruge rurale.

Nga DRV Shkoder informohemi  se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtese jane ne gadishmeri me mjete dhe punetore.

* Nga DrUK Lezhe informohemi se nga reshjet e  shiut prej rreth 10mm gjate 24 oreve nuk jane shkaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit”, bëhet me dije në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026