Zelensky kërkon reagim nga bota pas përdorimit të raketave balistike nga Rusia
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se përdorimi i një rakete të re balistike nga Rusia në Dnipro dje tregon një “përshkallëzim të qartë dhe të ashpër” të luftës.
“Përdorimi i një rakete balistike kundër Ukrainës sot është edhe më shumë provë se Rusia nuk ka interes për paqen”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës dje.
Ky veprim ishte “hapi i dytë” i liderit rus Vladimir Putin në përshkallëzimin e luftës, tha Zelensky, pas përdorimit të më shumë se 10,000 ushtarëve të Koresë së Veriut në konfliktin në vazhdim.
Zelensky tha se Putin “i shpërfill thirrjet nga Kina, Brazili, vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët” dhe ai “po bën gjithçka për të zgjatur” konfliktin që filloi më shumë se një mijë ditë më parë.
“Bota duhet të përgjigjet”, tha ai, duke thënë se “mungesa e reagimeve të ashpra ndaj veprimeve të Rusisë dërgon një mesazh se një sjellje e tillë është e pranueshme”.
LEXONI GJTHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)