Zyrtari i lartë i ushtrisë britanike: Jemi gati të luftojmë që sonte me Rusinë

22 Nëntor 2024 | 15:34

Forcat e armatosura të Britanisë së Madhe janë të gatshme të luftojnë kundër Rusisë që sonte, në rast se presidenti rus, Vladimir Putin, do të pushtonte një tjetër shtet të Evropës Lindore.

Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë ushtarak britanik, Rob Magowan, gjatë një dëshmie para komisionit të mbrojtjes në parlamentin britanik.

“Nëse Ushtria Britanike do të thirrej për të luftuar sonte, ajo do të luftonte qysh sonte. Dhe nuk mendoj se dikush duhet të ketë iluzione se, nëse rusët pushtojnë Evropën Lindore sonte, ne do të përballeshim me ta në atë betejë”, tha Magowan, zëvendësshef i shtabit të mbrojtjes britanik.

Komentet e tij erdhën një ditë pas raportimeve për pëërdorimin e raketave të reja balistike

Pas incidentit, presidenti Putin shpjegoi se raketa ishte një model i ri balistik me rreze të mesme, dhe theksoi se ajo nuk kishte karakteristika bërthamore.

Së fundmi, Britania ka lejuar gjithashtu Ukrainën që të përdorë raketat Storm Shadoë për të realizuar sulme brenda territorit të Rusisë, duke intensifikuar përfshirjen e saj në përballjen me agresionin rus në Ukrainë.

Paralajmërimi i Magoëanit vjen në një kohë kur tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë janë të larta, dhe çdo përshkallëzim i mundshëm mund të çojë në konfrontime të drejtpërdrejta në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026