Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Donald Trump

22 Nëntor 2024 | 17:21

Gjykatësi që mbikëqyr gjyqin penal të Donald Trump për paratë e heshtura, ka shtyrë dënimin e tij.

Gjykatësi Juan Merchan pranoi kërkesën e Trump për të paraqitur një mocion për pushimin e çështjes duke i urdhëruar ata të dorëzojnë dokumentet e tyre deri më 2 dhjetor.

Prokurorët urdhërohen të përgjigjen deri më 9 dhjetor. Ekipi i Trump donte të kishte kohë deri më 20 dhjetor për të paraqitur dokumentet e tyre.

Gjykatësi gjithashtu pranoi të shtyjë nxjerrjen e vendimit të tij për imunitetin presidencial derisa të shqyrtojë dosjet e palëve.

Gjykatësi nuk caktoi një datë të re të dënimit dhe nuk bëri ndonjë deklaratë të mëtejshme për vonesën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026