Moti i keq në vend, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

22 Nëntor 2024 | 17:41

Policia e Rrugore u ka bërë apel shoferëve dhe këmbësorëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.

Policia bën thirrje të respektohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente është i madh.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

Njoftimi i Policisë

Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:

👉 Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;

👉 Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

👉 Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

👉 Mos kryeni parakalime të gabuara.

👉 Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

⚠️ Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

🚔 Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

✅ Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.

📞 Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026