Ministria e Shëndetësisë përcakton rregullat që duhen zbatuar ditën e zgjedhjeve

20 Prill 2021 | 17:10

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin lidhur me masat antiCOVID-19 gjatë procesit zgjedhor dhe ditës së votimit.

Në  pikën e parë të protokollit thuhet se një nga veprime e para që duhet të ndërmarrin punonjësi e zgjedhjeve dhe votuesit është se duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë ethe, simptoma të frymëmarrjes ose nëse mendojnë se janë të sëmurë.

Ndërsa për personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë duke u vetëkarantinuar.

Një nga kushtet që kërkohet të përmbushet për sallat që do të përdoren si qendra votimi është se duhet të kenë hyrje dhe dalje të ndryshme në mënyrë që të respektohet distancimi fizik.

Në hyrje do të ketë shenja orientuese për masat kundër COVID-19 si dhe do të ketë dezinfektant për duar.

Çdo votues duhet të jetë i pajisur me maskë dhe kutitë e votimit duhet të jenë të vendosura të paktën 2 metra larg vendqëndrimit të anëtarëve të komisionit, po ashtu dhe dhomat e fshehta të votimit.

Protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se një ditë para procesit të votimit është e detyrueshme dezinfektimi i ambienteve.

Për anëtarët e komisioneve është i detyrueshëm plotësimi i një formulari ku deklarohet se nuk kanë temperaturë apo shqetësime të tjera të lidhura me COVID-19. Ulja e tyre duhet të jetë në distancë 1.5 m larg njëri-tjetrit.

Gjithashtu në çdo qendër votimi, në ambientet e brendshme nuk do të lejohen më shumë votues se sa numri i dhomave të fshehta.

Gjithashtu do të ndalohet grumbullimi i shumë personave para qendrave të votimit dhe do të ruhet distanca prej 1.5 metra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026