Në kërkim për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje, arrestohet 47-vjeçari në Fier

24 Nëntor 2024 | 10:43

Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar Tentativa u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026