Rama takim në Londër, premton regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve nga Kosova
Kryeministri Edi Rama u ndal në Londër, për të kërkuar votën e shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Në fjalën e tij, ai premtoi edhe një zgjidhje ligjore për regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve që 25 vjet më parë u hynë në ishull me identitet kosovar.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi Londrën në turin e radhës me Diasporën. Në fjalën e tij, ai premtoi një zgjidhje ligjore për regjistrimin në Shqipëri të emigrantëve që 25 vjet më parë, ikën me identitet të fshehur si qytetarë të Kosovës.
“Disave prej jush u është dashur të fshehin identitetin e tyre disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe dhe të tjerë kalojnë vështirësi për regjistrimin e fëmijëve bë Shqipëri. Së shpejti do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli”.
Rama kërkoi nga bashkatdhetarët e tij në Britaninë e Madhe ta mbështesin me votë Partinë Socialistet në zgjedhjet e ardhshme, si alternativën më të mirë që ka Shqipëria sot për sot.
“Pranverën e ardhshme, e dua votën për t’ju bërë krenarë dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë edhe më të mirë”
Përveç mbështetësve, në sallën ku mbajti fjalën, Rama u përball në fillim të takimit edhe me disa zëra kundër të cilët thirrën “Rama Ik” dhe “Hajdut”, por u larguan nga personeli i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)