Çelet “Rin Art” në Belsh, ekspozita bën bashkë studentët nga Shqipëria e Kosova
Në Belsh në prag të Festave të 28 dhe 29 Nëntorit u hap edicioni i tretë i ekspozitës “RinArt”. Ky aktivitet unik bëri bashkë studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë dhe atyre të Universitetit të Prishtinës. “RIN art” u hap në Galerinë “2Botë” në Seferan ku studentët nga Shqipëria dhe Kosova ekspozuan rreth 400 punime.
Ideatori i kësaj ekspozite piktori, Helidon Haliti, tha se kjo ekspozitë hedh themelet e fuqizimit të turizmit kulturor i cili kohët e fundit është mjaft i preferuar.
“Diçka e jashtëzakonshme në fakt ndodh këto ditë në Dumre, është një gjë fantastike. Tani kaq vite që e ka hapur këtë nocion e ka bërë Belshin një toskanë të dytë nuk diskutohet
Skulptori Sadik Spahia, thotë se studenti do të mbështetet maksimalisht dhe kjo ekspozitë është shumë e vlefshme për ti motivuar ata.
“Në politiken që ka Fakulteti i Arteve te Bukura në qendër është studenti dhe ne do te bëjmë përpjekje e pandalshme maksimale për te motivuar të gjithë studentet”, tha Sadik Spahia, Dekan i Fakultetin e Arteve të Bukura.
Ndërsa studentët të cilët u vlerësuan për punimet më të mira në këtë ekspozitë u shprehën të lumtur për vlerësimin.
“Unë e fillova këtë aktivitet për të ekspozuar me shumë punën time, dhe kam fituar çmim për këtë gjë. Ky aktivitet është i organizuar nga shkolla dhe unë e ndjejë obligim dhe domosdoshmëri që punët artistike, sidomos të punuara në shkollë të ekspozohen ne këto aktivitete.”
“Është shumë e rëndësishme për mua kam investuar shumë ne akuare, u bë gati tre ose katër vite që merrem me teknikën e akuarelit”
” Është një emocion i papërshkueshëm nga puna e lodhshme që kemi bërë. Por falënderoj profesor e mi.”
Ekspozita “RinArt” shfaqi një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore sikurse janë programet fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 11:59 Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës