Dokument ekskluziv/ Emri i përmendur nga babai i Luisit, në raportin e OPGJ-së

24 Nëntor 2024 | 20:53

Në ngjarjen e rëndë të ndodhur në datë 18. 11. 2024 në Tiranë, sipas procesverbalit të siguruar dhe publikuar nga “Review” në Euronews Albania kanë qenë të pranishëm pesë persona 14-vjeç.

Marsel S., Luis M., Martin C., janë përleshur në afërsi të shkollës “Fan Noli” me  Mario Ll. dhe Klodion B., sipas konstatimit të oficerit të policisë gjyqësore. Këta emra janë përmendur edhe nga babai i Luisit, i të plagosurit që ishte shok me Martinin.

Nga ngjarja e rëndë mbeti viktimë Martin C., i cili nuk arriti të mbijetinte goditjes me thikë në zemër nga Mario Ll. Nga ana tjetër janë plagosur Luis M., i cili në një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania tha se është goditur nga dy persona me dy thika të ndryshmedhe Mario Ll., i cili është dënuar me burg dhe ndodhet ende në një spital privat ku po kurohet.

Personat e tjerë deri më tani duket se kanë qendruar në hije dhe ende nuk dihet roli i tyre në këtë ngjarje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026