Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një avion i mallrave i kompanisë DHL është rrëzuar afër aeroportit të Vilniusit në Lituani në orët e para të 25 nëntorit.
Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Swiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzing, ra mbi një shtëpi, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave. Sipas tij, të gjithë personat brenda shtëpisë kanë shpëtuar.
Zjarrfikësit janë parë duke shuar zjarrin në një ndërtesë rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit në kryeqytetin e Lituanisë. Në vendngjarje është parë prani e shtuar e autoambulancave dhe disa rrugë kryesore në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni janë mbyllur për qarkullim.
Autoritetet ende nuk e kanë bërë të qartë shkakun e rrëzimit të avionit, që ndodhi në orën 05:30, sipas kohës lokale. Temperaturat në aeroport ishin afër ngrirjes, teksa ka pasur re para lindjes së diellit dhe erërat ishin në shpejtësi rreth 30 kilometra në orë.
DHL Group, që ka selinë në Bon të Gjermanisë, ende nuk ka reaguar për këtë rast. Avioni i rrëzuar po operohej nga Swiftair, kontraktor me bazë në Madrid. Fluturakja ishte e llojit Beoing 737 dhe ishte 31 vjet e vjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec