Ekskluzive/ Gianni De Biasi: Vlerësoj punën e Silvinjos, e ardhmja në dorë të Zotit

25 Nëntor 2024 | 09:54

Shqipëria mbylli me zhgënjim këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë humbën 1-2 kundër ukrainasve duke rënë në ligën C. Për të parë dy ndeshjet e Kombëtares ishte në Tiranë dhe ish-trajneri Gianni De Biasi i cili dha një intervistë ekskluzive për gazetarin Altin Sulçe ku u shpreh me superlativa për ekipin tonë, duke vlerësuar grupin, trajnerin dhe federatën për punën e bërë ndërsa të ardhmen e tij ia la në dorë Zotit.

“Është për të ardhur keq që humbëm me Ukrainën, shpresoj që në të ardhmen të ngjitemi më lartë, por puna e federatës dhe trajnerit është shumë e mirë. Kemi lojtarë të mirë por kishte disa mungesa, fati nuk ishte me ne këtë ndeshje”, tha Gianni De Biasi.

“Sigurisht që më mungon ky vend, kur vij jam shumë i lumtur, të gjithë njerëzit duan të më takojnë dhe të bëjnë foto me mua por unë nuk dua të shqetësoj askënd dhe erdha të shikoja këto dy ndeshje. Sa i përket të ardhmes, atë e di vetëm Zoti por sigurisht që kam dëshirë të rikthehem në krye të ndonjë ekipi”, e mbylli fjalën e tij për Max Sport ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026