Ukraina “gjunjëzon” Kombëtaren në Tiranë, dështon Shqipëria, mbyll e fundit grupin

19 Nëntor 2024 | 22:38

Shqipëria luajti sot në stadiumin “Arena Kombëtare” me Ukrainën, në atë që ishte ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve ku morëm një “shuplakë” duke përfunduar të fundit e grupit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të Ukrainës e cila gjeti shumë shpejt dy golat që në fillimin e pjesë së parë.

Kombëtarja u ndëshkua me gol që në minutën e pestë nga Oleksandr Zinchenko, ndërsa në minutën e dhjetë shënoi Roman Yaremchuk. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e këtij takimi ndërsa me fillimin e pjesë së dytë trajneri Sylvinho freskoi skuadrën duke kryer tre zëvëndësime.

Në fushën e lojës u futën menjëherë Nedim Bajrami në vend të Jasir Asanit, dhe Myrto Uzuni në vend të Mirlind Dakut ndërsa në minutën e 52′ Arbër Hoxha në vend të Ernest Muçit.

Në minutën e 74′ ka ardhur rasti i artë për Shqipërinë ku Myrto Uzuni pas një kontakti me kundërshtarin ka fituar penalltinë e shëndrruar në gol nga Nedim Bajrami duke sjellë ngushtimin e shifrave në 1 me 2. Me këtë rezultat Shqipëria kalon zyrtarisht në Ligën C dhe mund të cilësohet si një dështim i madh i Kombëtares me në krye trajnerin Sylvinho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026