Gol i anulluar e penallti me polemika/ Reçi: Arbitra kamikazë, Tirana ta linte lojën
Supersfida e kësaj jave në kampionat ishte mes Elbasanit dhe Tiranës, një ndeshje delikate për të dyja ekipet të cilat nuk shkuan më shumë se sa një barazim 1-1, teksa nuk kanë munguar as episodet e diskutueshme.
Më pas, gjyqtari kryesor Olsian Ferataj u thirr për ta rishikuar rastin në dhomën e VAR duke vendosur anulimin e golit të Tiranës dhe dhënien e një 11-metërshi në favor të Elbasanit. Ky episod shkaktoi polemika të shumta ndërsa Mired Reçi i ftuar në emision Max Sport në Euronews Albania u shpreh se Tirana po sulmohet nga shumë krahë dhe sipas tij “VAR” dhe arbitrat janë kundër ekipit kryeqytetas, duke i etikuar ata si kamikazë.
“Tirana duhet që të merrte një vendim drastik që të dilte nga fusha në momentin që u anullua goli dhe ta kuptonin këta zotërinj që marrin këto vendime që me Tiranën nuk luajnë dot, sepse e kanë bërë modë këtë gjë jo vetëm me Tiranën po me të gjitha ekipet”, tha Reçi.
“Nuk mund të dalin dot disa kamikazë arbitra, se e kemi thënë këtë që kur u bë skema, prandaj po vdes futbolli këtu, prandaj nuk vijnë tifozët se ata djem e djersisin bluzën, po kush nuk i lë që të bëjn hajër?”, e mbylli komenti ne tij Mired Reçi në Max Sport.
Pas këtij barazimi Elbasani ndodhet në vendin e 5-të të tabelës së renditjes me 18 pikë, ndërsa Tirana renditet dy vende më poshtë me 15 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë