Karantinë për emigrantët që vijnë nga Greqia, Andi Bushati: Bëhet për arsye elektorale

20 Prill 2021 | 20:33

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të vendosur karantinë për emigrantët që vijnë nga Greqia ka ngjallur debat në vendin tonë. Kjo temë u diskutua në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj anëtarëve të Komunitetit Teknik të Ekspertëve, ndërsa tha se vendimi i tyre ka prapavijë politike.

“Disa gjynahqarë që mezi presin rrogën e rilindjes në fund të muajit po ndërhyjnë në mënyrë brutale në fushatë. Kush është ndërhyrja? Është mos-lënia e emigrantëve të vijnë dhe të votojnë”, tha ai.

Pengesa ndaj emigrantëve thotë Bushati është ndërhyrje e qartë në fushatën elektorale të 25 prillit.

“Një vend që në mënyrë barbare po eksperimenton imunitetin e tufës u kujtuan se virusi do na vijë nga Greqia, nga emigrantët. Kjo bëhet për arsye elektorale”, tha Bushati”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022