Prokurori i kërkon gjykatës pushimin e çështjes ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Zoti Smith tha se vendimi i tij bazohet në një praktikë të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve në kohën që ata janë duke ushtruar detyrën.
Ky vendim shënon fundin e një përpjekjeje historike të Departamentit të Drejtësisë për ta mbajtur përgjegjës zotin Trump, për atë që prokurorët e quajnë komplot për të mos u larguar nga pushteti, që kulmoi me sulmin e mbështetësve të tij ndaj ndërtesës së Kongresit më 6 janar të vitit 2021.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë prokurorët shprehen se sipas Departamentit të Drejtësisë “Kushtetuta kërkon që kjo çështje të pushohet përpara se i pandehuri të fillojë detyrën”.
Ky ishte një vendim i pritshëm pasi ekipi i zotit Smith kishte filluar shqyrtimin e alternativave se si t’i pushonte dy aktpaditë që kishte ngritur ndaj zoti Trump, atë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 si dhe atë të dokumenteve të klasifikuara që iu gjetën në shtëpi pas largimit nga detyra.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë