Gruaja në Shkup lind një fëmijë në moshën 61-vjeçare

26 Nëntor 2024 | 15:59

Një grua 61-vjeçare nga Shkupi ka e lindur një foshnje të shëndetshme djalë pas 37 vjetëve përpjekje të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë, deklaroi të martën drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup (GAK), Irena Aleksioska Papestjev.

“Në botën e mjekësisë nuk ka më kufij, dhe mjekësia në Maqedoninë [e Veriut] mund të krahasohet me atë botërore. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me qelizën e saj vezore të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in-vitro në vendin tonë dhe shtatzënia është mbikëqyrur plotësisht këtu, ndërsa lindja është kryer në GAK”, tha Aleksioska Papestiev në një konferencë për shtyp.

Foshnja quhet Petar dhe sot, së bashku me të ëmën, kanë dalë nga spitali dhe janë kthyer në shtëpi.

Drejtoresha e GAK-ut tha se prindërit nuk hoqën dorë nga dëshira për ta pasur një fëmijë, nuk u dorëzuan para dështimeve, presioneve të mjedisit dhe paragjykimeve.

Nëna kishte pasur dhjetë fekondime in-vitro të pasuksesshme dhe dhjetë aborte spontane. Ajo kishte kryer edhe tri ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në GAK në Shkup.

Gjatë shtatzënisë, e cila u mbikëqyr me kujdes, ajo vuante nga tension i lartë dhe diabeti, por në fund gjithçka shkoi për mrekulli.

Babai, i cili është 65 vjeç dhe në pension, deklaroi se do të kujdeset për foshnjën.

Në rajon, gruaja më e moshuar që ka lindur është nga Serbia, por me një vezore të dhuruar. Në Indi, ekziston një rast i një gruaje që është bërë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026