Fitorja e parë për Flamurtarin, vajzat vlonjate mposhtën në shtëpi Tiranën 66-58

27 Nëntor 2024 | 16:10

Flamurtari ka gjetur fitoren e parë në javën e dytë të Ligës Unike në basketboll për femra, duke mposhtur në shtëpi Tiranën. Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat, me vlonjatet të cilët në përfundim shijuan triumfin, ndërsa më herët kishin pësuar një humbje.

Në pallatin e sportit “Flamurtari”, vendaset e nisën më mirë, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 33-24.

Në periodën e tretë e të katërt ritmi vijoi të ishte i lartë, me Tiranën e cila u mposht në diferencë të ngushtë pikësh, konkretisht 66-58, me basketbollistet e huaja në kampin kuqezi që bënë diferencën.

Në përfundim të dy trajnerët analizuan përballjen.

“Pritej që do ishte ndeshje e vështirë, pasi në ndeshjen e parë të kampionatit na mundën. Ne jemi stërvitur që në radhë të parë psikologjikisht të ngriheshin ato, në këtë kuptim skuadra e meritoi dhe kishte besim në vetvete”, tha Agim Dalipi, trajner i Flamurtarit.

“Ndeshje mes rivalësh, Flamurtari mbetet Flamurtar, nuk i bien vlerat kurrë. Ekip shumë i mirë, një ditë është e mirë, një e keqe, janë të dyja ekipe shumë të mira”, u shpreh Mirza Alibegaj, trajnere e Tiranës

Lojtarja më e mirë e takimit ishte Ramos e Flamurtarit me 22 pikë të shënuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026