Shemsi Prençi përballet me babanë e Klodian Rashës: Ja pse e “akuzon”…
Vrasja e Klodian Rashës në vitin 2020 nga një efektiv policie, është rikthyer dhe një herë në diskutim pas një deklarate nga ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, sipas të cilit shteti ka vrarë dy herë Klodian Rashën dhe se baba i viktimës ka lejuar drejtuesit e qeverisë të ia “blejnë gjakun”.
Ky i fundit është përballur me babain e Klodian Rashës, të dy të ftuar në emisonin People në Euronews Albania.
“E kam ngushëlluar, kam qenë pjesëtar 5 ditë për të ndjerin Klodian Rasha në protestë. Fjala ime ka qenë në kontekstin e ngjarjes së ndodhur në shkollën ‘Fan Noli’ duke cilësuar se pas një jave nga vrasja e Klodian Rashës, kryeministri dhe kryetari i bashkisë vajtën dhe ia blenë gjakun Qazimit. Ia mbyllën gojën dhe ata si pushtetarë detyruan babain e Klodianit të ndalojë protestën e thirrur nga qytetarët. Fjala ime nuk ishte në kontekstin për të fyer Qazimin”, tha Prençi.
Qazim Rasha është përgjigjur se: “Është abuzuar me nderin tim dhe kërkesat që unë kam ndaj drejtësisë për Klodianin. Është arrestuar një person për këtë ngjarje por nuk janë arrestuar të tjerët”.
Sipas Prençit edhe sot e kësaj dite po mbulohet çështja e vrasjes së Klodian Rashës.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta