Spitali i Traumës reagon për 14-vjeçarin e plagosur: Nuk ka asnjë komplikacion

28 Nëntor 2024 | 15:30

Spitali i Traumës ka reaguar lidhur me rastin e 14-vjeçarit të plagosur në ngjarjen tragjike ku humbi jetën Martin Cani disa ditë më parë në Tiranë.

Përmes një njoftimi për mediat bën me dije se 14-vjeçari Luis M, i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, ka marrë mjekimin e nevojshëm nga ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavijonin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

“Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14-vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës”, thuhet në reagimin e spitalit të Traumës.

Ky reagim vjen pas hapjes së një gofundme  me një vlerë prej 80 mijë eurosh për trajtimin e mëtejshëm të të miturit, ku deri tani është grumbulluar një shumë mbi 70 mijë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026