Përmbyset makina në Korçë-Pogradec, shpëton mrekullisht shoferi

28 Nëntor 2024 | 18:48

Një aksident i frikshëm është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Zvirinë.

Një automjet ka humbur  kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht me disa të gërvishtura.

Policia mbërriti në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe sqaruar shkaqet në rast se drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin nga shpejtësia apo mund të ketë konsumuar alkool.

Hetimet mbi aksidentin vijojnë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026