“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”- Dua Lipa e Rita Ora urojnë shqiptarët
Në Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar që të bëjë një urim të ndjerë.
Përmes një postimi në Instastory, shoqëruar me imazhin e shqiponjës dy krenare dhe vargjet e Himnit Kombëtar, Dua Lipa u ka uruar festën të gjithë shqiptarëve.
“Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duke iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frigohet po vdes, po vdes si një dëshmor”.
Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Artistja ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë dhe shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë për rreth 3 orë në Tiranë do të mbahet edhe një paradë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje