Pritja zyrtare për 28 Nëntorin, Begaj: Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull

28 Nëntor 2024 | 20:38

Presidenti Bajram Begaj mbajti një fjalim në ceremoninë shtetërore për 112-vjetorin e Pavarësisë, ku shprehu mirënjohjen ndaj “atyre burrave e grave që patën guximin të ndryshojnë rrjedhën e historisë”.

Presidenti theksoi rëndësinë e pasqyrimit të vlerave kombëtare dhe europiane, duke i kujtuar klasës politike domosdoshmërinë e një dialogu të hapur me qytetarët dhe organizimin e zgjedhjeve shembullore.

“Atdhetarët patriotë 1912 vite më parë  treguan guxim dhe vizion. Ata lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur. Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre. Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër. Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë”, tha Begaj.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohje të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për mbështetjen e pakursyer. Ai riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026