Dëmtimi i kabllove të komunikimit në Detin Baltik, apeli i Tusk për aleatët
Pas dëmtimit të kabllove të komunikimit në Detin Baltik, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, propozoi mbikëqyrje të përbashkët të detit nga flotat e vendeve bregdetare perëndimore. Ai theksoi se, për hapësirën ajrore mbi Detin Baltik, tashmë ekziston mekanizmi i “Policimit Ajror Baltik”. Këto komente Tusk i bëri përpara takimit të tij në Stokholm me krerët e qeverive të vendeve nordike dhe baltike.
“Unë do të bind partnerët tanë për nevojën e krijimit të menjëhershëm të një formule analoge për kontrollin dhe sigurinë e ujërave të Baltikut, për mbikëqyrjen detare,” deklaroi Tusk. Sipas tij, kjo nismë duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e të gjitha shteteve kufitare të Detit Baltik, të cilat ndihen të kërcënuara nga Rusia.
Vetëm një javë e gjysmë më parë, në Detin Baltik u konstatuan dëmtime të dy kabllove të komunikimit, në një periudhë të shkurtër kohe. Këto kabllo lidhin qytetin finlandez të Helsinkit me Rostokun, si dhe Suedinë me Lituaninë. Shkaku i dëmtimeve mbetet ende i paqartë. Policia suedeze ka nisur një hetim për një sabotim të mundshëm, ndërsa vende të tjera gjithashtu po hetojnë incidentet.
Hetuesit kanë shfaqur interes të veçantë për anijen kineze të mallrave “Yi Peng 3”, e cila dyshohet se ka kaluar në të dyja zonat ku janë dëmtuar kabllot, në kohët përkatëse.
Takimi në Suedi është i pari i krerëve të qeverive të vendeve nordike dhe baltike që nga viti 2017. Për herë të parë, Polonia mori pjesë në këtë takim. Kryeministri polak, Donald Tusk, ishte i ftuar i posaçëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)