Publikohen pamjet, si duket nga brenda Katedralja e Notre-Dame pas restaurimit
Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi këtë të premte Katedralen Notre-Dame të Parisit, e cila është restauruar plotësisht pesë vjet pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019. Shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte dhe kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich, Macron inspektoi nga afër përfundimin e punimeve të Katedrales simbol të arkitekturës gotike.
Macron kishte premtuar se Notre-Dame do të hapte dyert brenda pesë viteve, një angazhim që u mbajt nga presidenti francez. Katedralja do të hapet për publikun më 7 dhjetor, duke ofruar mundësinë për të parë nga afër detajet e rinovuara si nga brenda dhe nga jashtë.
Përpjekjet për restaurimin, nisën menjëherë pas shuarjes së flakëve dhe synonin kthimin e katedrales në gjendjen e saj të mëparshme, si një vend i shenjtë dhe atraksioni turistik më i njohur në Paris.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të kulmojë me meshën e parë katolike, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kulturën dhe historinë e Parisit.
Më poshtë gjeni dhe fotot e publikuara nga brenda Katedrales së restauruar:
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve








