Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

29 Nëntor 2024 | 14:17

Ukraina tha të premten se i ka goditur një depo të naftës dhe një stacioni radari të mbrojtjes ajrore brenda Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se sulmi ndaj depos së naftës Atlas në rajonin Rostov të Rusisë, shkaktoi zjarr në objekt. Kjo rafineri ishte goditur nga një sulm i ngjashëm më herët gjatë këtij viti.

“Atlasi është pjesë e kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë, i cili e furnizon me produkte të naftës ushtrinë e Federatës Ruse”, tha ky shtab në një komunikatë në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se një stacion radari, i cili kishte sistem kundërajror rus Buk-M3, u shkatërrua nga një sulm tjetër në zonën e kontrolluar nga Rusia në juglindje të rajonit Zaporizhja të Ukrainës.

Yury Slyusar, guvernatori në detyrë i rajonit të Rostovit, e pranoi se shpërtheu një zjarr në një “kompleks industrial” në zonën ku ndodhet rafineria, duke thënë se më shumë se 100 zjarrfikës po luftonin për ta shuar atë.

Për muaj me radhë, Rusia i ka bombarduar qytetet ukrainase me sulme gjithnjë e më të rënda me dronë, raketa dhe bomba, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën energjetike.

Ukraina ka kryer disa kundërsulme prej kur administrata e presidentit amerikan, Joe Biden dhe aleatët evropianë të Kievit i dhanë leje asaj t’i përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave brenda Rusisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur

Ushtria amerikane mohoi të shtunën pretendimet e Iranit se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se rruga ujore kritike mbeti e hapur dhe se...
20:11 | 20/06/2026

Irani paralajmëron anijet: Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit

Divizioni detar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, IRGC paralajmëroi anijet të mos i afrohen Ngushticës së Hormuzit pasi Irani e shpalli të mbyllur këtë...
19:54 | 20/06/2026

Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona

Protestuesit kundër ekzekutimeve politike në Iran u mblodhën në Paris të shtunën në kundërshtim me ndalimin e tubimit që e njoftoi policia të enjten. Mësohet...
18:39 | 20/06/2026